Zidane sapo erdhi te Reali, problemin e parë ia krijoi Juventusit!

Zinedin Zidane kishte kohë që “flirtonte” me “zonjën e vjetër” torineze, por në fund ia ktheu asaj kurrizin dhe u kthye te Reali i Madridit. Dhe ai, që ditën e parë të punës, problemin e parë ia krijoi Juventusit, duke i prishur planet e transferimit të bardhezinjve gjatë verës së ardhshme.
Konkretisht, fjala është për të ardhmen e Marselos që ndodhej në krye të “listës së dëshirave” të Juventusit, por, sikurse erdhën punët, mbrojtësi brazilian do të mbesë në “Santiago Bernabe”, sepse një nga kushtet që kishte vënë Zidane para se të pranonte të bëhej trajner i Realit, ishte që Marselo të mos largohej nga klubi madridas.
Zidane është i binduar se Marselo është opsioni më i mirë si mbrojtës i majtë te Reali dhe, pavarësisht se ai ishte injoruar nga trajneri i deritanishëm, Solari, pritet që futbollisti brazilian të gjendet në formacionin e parë që në ndeshjem më të afërt tëi Realit.
Thuhej se Marselo tanimë kishte arritur “deal” (marrëveshje) për kalimin e tij te Juventusi, por trajneri i ri-i vjetër i Realit, Zidane, ka vendosur ta mbajë mbrojtësin e majtë brazilian, kontrata e të cilit në fakt mbaron në qershor 2022, kështu që Florentino Perezit nuk i mbetet asgjë tjetër, veçse të pranoi vendimin e Zidanes.
Sfidanti.al