Zidane: Nga fillimi deri në fund – ne ishim për faqe të zezë!

Reali të Madridit nuk i ecën që nuk po i ecën këtë sezon dhe këtë e tregoi edhe humbja e fundit jashtë (1-0) nga Rajo Valekano i vendit të fundit. “Mbretërorët” në këtë ndeshje ishin pa ide, të pamotivuar, të lodhur dhe të dobët!
“Do të doja që sezoni të kishte mbaruar që sot. Nga fillimi deri në fund, ne ishim për faqe të zezë”, tha Zidane në konferencën e shtypit mbas humbjes nga Rajo Valekano, një klub i vogël në periferi të Madridit, që kishte plot 22 vite pa e mundur Realin e “madh”. Zidane gjithashtu tha:
“Nuk e kuptoj dot sesi luajtën futbollistët tanë. Ata nuk bënë asgjë në fushë. Nuk ka më turp. Unë vetë jam shumë i nxehur. Më vjen aq keq për këtë tabllo të keqe që panë tifozët. Vetëm kështu nuk luhet futboll. Ata nuk vraponin në fushë”!
Sfidanti.al