Zidane mbërthehet nga entuziazmi: Superkupa është vetëm fillimi

Reali i Madridit pushtoi shkupin teksa fitoi Superkupën Evropiane pas fitores 2-1 me Manchester united. Teknilku Francez nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për këtë trofe të fituar që është i 6 për të që nga momenti kur mori drejtimin e Realit të madridit. ‘Jemi shumë të kënaqur sepse luajmë gjithnjë për të fituar ndeshjet më të rëndësishme-tha Zidane-Kemi bërë një punë shumë të mirë, vuajtëm pak në pjesën e dytë, por në fund arritëm të marrim një sukses duke treguar karakter. Por ky është vetëm fillimi, sezoni ështyë shumë i gjatë’. Reali i madridit fitoi 2 tituj të Ligës së Kampioneve radhazi dhe 2 Superkupa evropiane njëra pas tjetrës dhe për shumë persona, skuadra aktuale e Realit të Madridit është ndër më të forta në histori, por Zidane nuk e thekson shumë këtë. ‘Ky Real është ndër më të mirët në histori? Nuk e di, ka pasur edhe ekipe të tjera, por ajo që është e sigurt është se Reali i Madridit është klubi më i rëndësishëm në botë-e përfundoi fjalën e tij Zidane.

sfidanti.al