Zidane – i pakënaqur nga Kortua, Perezi synon De Gean

Zinedin Zidane e filloi me fitore mandatin e tij të dytë në stolin e drejtimit të Realit të Madridit, ndërkohë që ai ka plane për krijimin e një ekipi të ri për sezonin e ardhshëm. Sido që të jetë, në ndeshjen e fundit Zidane e la në stol portierin belg Tibo Kurtoa, duke treguar kështu se ai është i pakënaqur me formën e tij dhe duke preferuar portierin kostarikanas, Kejlor Navas.
Sidoqoftë, sikurse thuhet, Zidane, si edhe presidenti i Realit, Florentino Perez, synojnë portierin e Junajtidit, David de Gea, që më parë ka qenë fare pranë nënshkrimit të kontratës me klubin “mbretëror”, por që dështoi në momentin e fundit. Duket se do të jetë e vështirë që portieri spanjoll i “djajve të kuq” të përfundojë në “Santiago Bernabe”, duke qenë se, sikurse thuhet, klubi i Junajtidit po i përgatit De Geas një kontratë të pasur.
Megjithatë, Perezi është gati të japë një pasuri të tërë, vetëm që ta sjellë David de Gean në “Bernabe”.
Sfidanti.al