Zidan iu përgjigjet elozheve të Guardiolës: Është trajneri më i mirë në botë

Reali i Madridit dhe Mancester Siti do të masin forcat në muajin shkurt në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, një sfidë kjo që premton spektakël. përpara pak ditësh, trajneri i Citizens nuk i kurseu komplimentat për kolegun e tij francez te Los Blancos teksa theksoi se e ka admiruar gjithnjë Zidane kur ishte lojtar dhe se ëndërronte të shkonte te Juventus vetëm për të luajtur me të. Zidane iu përgjigj komplimentave të katalanasin teksa e përkufizoi Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë

‘Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë-tha Zidane-do të jetë dicka speciale për mua që të përballem me të. Kam luajtur shumë herë kundër tij. E kam respektuar si futbollist dhe tani si trajner, është më i miri në botë. jam shumë i lumtur që do të përballem me të, të gjithë jemi entuziastë se do të zhvillojmë ndeshje kundër skuadrës së tij’.

sfidanti.al