Zbulimi I Di Marias: Messi na bëri të qajmë në Copa America

Copa America ka përfunduar prej disa muajsh, megjithatë janë disa moment që vetëm tani zbulohen, sic është ai I treguar nga Anhel Di Maria në një intervistë për ESPN Argentina për atë cfarë ndodhi pas ndeshjes gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Brazilit të cilën skuadra Albiceleste e humbi.

Di Maria përmendi deklaratën e Lionel Messit që sipas tij I preku jashtë mase pjesën tjetër të skuadrës argjentinase, madje I bëri të qajnë.

‘Messi tha se ishte krenar për grupin që ishte krijuar, se ishim të gjithë të bashkuar,  dhe dukeshim sikur kishim kohë që luanim bashkë dhe se ishim në të njëjtën anë-tregon Di Maria-falenderoi të rinjtë duke u thënë se ishin aty sepse e meritonin. Pasi mbaroi së foluri, ne të gjithë ishim duke qarë pasi ai me fjalët e tij I preku të gjithë në zemër, sidomos të rinjtë që ishin në skuadër’.

Di Maria foli edhe për kritikat që Messi ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij për mungesën e impenjimint me Argjentinën. ‘Thoshnin se ai nuk këndonte himnin, që nuk fliste; kjo Kupë Amerike ishte ndryshe-vijoi Di Maria-më pëlqeu sesi foli me grupin dhe gazetarët. Ishte thelbësor për të rinjtë. U hyri në zemër dhe kjo u duk pas humbjes me Brazilin. Ajo që ka më shumë rëndësi është se Messi është I tillë dhe ky Messi më pëlqen’.

Sfidanti.al