Zbulimi Haland kalon rekordet e Mbape dhe Raul

Erling Haland, sulmuesi I Salzburgut është zbulimi I ri në futbollin evropian. Jo më kot po flitet shumë për 19 vjecarin norvegjez që vazhdon të shënojë gola, gjë që e bëri edhe në mbrëmjen e së martës në sfidën e San paolos me Napolin dhe regjistron një rekord që e vendos atë mes më të mirëve të të gjitha kohërave.

Në moshën 19 vjecar, Halans ka arritur në kuotën e 7 golave në Ligën e Kampioneve dhe kalon shifrën e regjistruar deri tani nga Raul dhe Mbape. Është mëse e kuptueshme që klubet më të rëndësishme të Evropës si Real Madrid, Mancester Junajtid apo Barcelona të shfaqin interes për të.

Haland u transferua te Salzburgu përpara një viti nga Molde. Në pak muaj mori rolin e liderit të skuadrës austriake dhe në këtë sezon në kampionat ka 12 gola të shënuar në 11 ndeshje të cilëve u shtohen edhe 6 asiste. Në Evropë, 7 golat I ka shënuar na 4 ndeshje; 3 kundër Genk, 1 kundër Liverpulit, 1 në ndeshjen e parë ndaj Napolit dhe 1 tjetër në atë të kthimit në San Paolo.

Haland u bë pjesë e ekipeve zinxhirë të kombëtares norvegjeze që në moshën 15 vjecare. Forma e mirë e tij I ran ë sy trajnerit Lars Lagerbak që vendosi ta grumbullojë në Kombëtaren A të Norvegjisë në muajin shtator dhe e ka bërë tashmë debutimin e tij

Sfidanti.al