Zambrotta ftoh entuziazmin: Messi në Serie A? Dyshoj

Ngjarjet e fundit në shtëpinë Barcelona ku pati edhe një përplasje mes Lionel Messit dhe Eric Abidal bënë që në media, sidomos atë italiane të shpërthejë fantasia për largimin e argjentinasit nga kampionët e Spanjës me parametra zero sipas klauzolës së kontratës së tij. U fol shumë për opsionet e Messit për të vijuar karrierën e tij ku Serie A nuk u përjashtua me Juventusin dhe Interin që shiheshin si kandidatet më të mira. Por është dikush që mendon krejtësisht të kundërtën dhe bëhet fjalë për atë që ka qenë në radhët e klubit blaugrana dhe që ka luajtur me Messin, Gianluca Zambrotta.

Në fakt ish mbrojtësi I Juventusit e Barcelonës nuk beson aspak në ardhjen e Messit në Serinë A italiane.

‘Juventus apo Inter? Besoj se duke e njohur,  vështirë se Messi do të lërë Barcelonën-tha Zambrotta për të përditshmen ‘Il Giornale’-nuk e shoh të realizueshme këtë lëvizje. Do të mbyllë karrierën atje edhe pse në të kaluarën ka thënë se dëshiron që të lërë futbollin në Argjentinë’.

Sfidanti.al