Youth League, e pabesueshme në Salzburg-Lyon; përsëritet penalltia 3 herë, 3 pritje të portierit

Një episod i pabesueshëm u regjistrua në ndeshjen cerekfinale të UEFA Youth League mes Salzburgut dhe Lyonit. Në minutën e 11 arbitri akordon një 11 metërsh në favor të Lyonit dhe në pikën e bardhë shfaqet ‘specialisti’ Da Silva. Një ‘specialist’ pak i vecantë sepse arrin që të lejojë që gjuajtja e tij nga pika e bardhë të pritet 3 herë  radhazi nga portiteri Antosch me penalltinë që u përsërit  për shkak të pozicionit jo të rregullt të portierit që nuk ishte vendosur mirë në vijën e portës në dy penalltitë e para. Një gabim I trefishtë që përbën një rekord dhe që bëri menjëherë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Sfidanti.al