Xhenoa-Breshia; akuza të rënda për Balotelin, theu aparatin e fotografit të ANSA-s

Mario Baloteli e bën sërish një nga ato bëmat e tij. Sulmuesi i Breshias u bë protagonist i një paraqitje aspak të paharrueshme në sfidën ndaj Xhenoas dhe u pa nervoz në fushën e lojës gjatë gjithë kohës, ndërkohë që jashtë fushe hyri në telashe pasi shkatërroi makinën fotografike të Masimo Lovatit, një fotografi me shumë eksperiencë të agjencisë së lajmeve ANSA dhe që është shumë pranë Xhenoas.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Lovati e akuzon futbollistin se në një moment zemërimi pas zëvendësimit të tij goditi aparatin fotografik të tij duke e hedhur tutje disa metra.

‘Lajmërova drejtuesit e Breshias, do të vlerësoj dëmet, por nuk është e pranueshme që të ndodhë dicka e tillë-theksonte plot duf fotografi i ANSA në postimin e tij në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident.

sfidanti.al