Xhek Uilsher, “një anglez tjetër” tek Sampdoria në Gjenovë!

Seria A ka qenë gjithnjë e njohur si “shtëpia” e yjeve të mëdhenj, edhe pse shumica e tyre kanë qenë latinë. Gjithsesi, është një skuadër që ka marrë shpesh futbollistë nga ishujt britanikë. Flasim për Sampdorian, klubin e shquar nga Gjenova që u shpall kampion në 1991 me trajner Vujadin Boshkovin, dhe arriti në 1992 finalen e Ligësë Kampionëve përballë Barcelonës.

I fundit lojtar që mund të veshë fanelën e famshme “blu e bardhë” (blucerchiata) është Xhek Uilsher. Arsenali ka marrë një ofertë rreth 9 milionë euro për mesfushorin, që pritet të ndjekë gjurmët e disa lojtarëve të famshëm në të kaluarën. Trevor Frensis, ish-lojtar i famshëm i Anglisë, luajti në vitet 80-të në stadiumin “Marasi”, po ashtu irlandezi Lajëm Bredi. Skocezi i madh Graem Sunes po ashtu ishte tek Sampdoria, ashtu si mbrojtësi i Anglisë, Des Uolker. Një tjetër emër me histori është ai i sulmuesit Dejvid Plat që fitoi Kupën e Italisë në 1994.

Sfidanti.al