Vjen goditja e parë në merkato; Manchester City blen Bernardo Silvën për 80 mln Euro

Manchester City bën goditjen e parë në merkaton e transferimeve. Skuadra e Citizens arriti marrëveshjen me Monacon për  blerjen e kartonit të mesfushorit Bernardo Silva duke pranuar të derdhë në arkat e klubit plot 80 milionë Euro. Në mbrëmjen e së enjtes, Bernardo Silva la Mallorcën për të udhëtuar drejt Manchesterit për të mbyllur cështjen e transferimit të tij. Ardhja e Bernardo Silvës në skuadër e con në 4 numrin e mesfushorëve sulmues me 23 vjecarin portugez që i bashkohet David Silvës, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.

sfidanti.al