Vidal stërvitet në rrugët e Barcelonës teksa pret Interin

Me vrap në rrugët e Barcelonës në pritje të udhëtimit për në Milano; kështu u stërvit Arturo Vidal mëngjesin e së mërkurës sic e konfirmoi ai vetë teksa publikoi videon  në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Mesfushori kilian ishte në shoqërinë e Juan Ramirez, përgatitësin e tij fizik teksa vrapoi nga shtëpia deri te qendra stërvitore e Barcelonës me shpresën për të marrë sa më shpejt miratimin për të kaluar te Interi.

Me klubin zikaltër janë mbyllur të gjitha bisedimet, madje edhe me Barcelonën. Ajo që pritet tani është largimi i Godin nga Interi për të zyrtarizuar të gjithë operacionin. Ndërkaq, Arturo Vidal vazhdon punën për të qenë gati për trajnerin Antonio Conte.

Sfidanti.al