Vidal ‘ndez’ merkaton në rrjetet sociale me…Inter Miami

Arturo Vidal drejt Interit? Po, por Inter Miamit; këto janë shenjat e shfaqura në rrjetet sociale në lidhje me të ardhmen e mesfushorit kilian të Barcelonës. Dhe është vetë Vidal që ka ndezur fantazinë e merkatos teksa në profilin e tij në Instagram shpërndau një postim të Telemundo Deportes, një portal shumë i njohur në Amerikën Latine përsa u përket lajmeve të futbollit i cili e lidhte emrin e Vidal me atë të skuadrës që është në pronësi të David Beckham.

Vidal e shperndau kete postim, ku imazhi i tij kishte si sfond logon e Inter Miami, duke nisur sondazhin:  Bomba e merkatos në MLS?

Është e vështirë të thuhet nëse bëhet fjalë për një mesazh vlerësimi për skuadrën amerikane apo një mënyrë për të stimuluar ndjekësit e tij në mënyrë që ata të thonë se cfarë menojnë për këtë hipotezë, ose ishte thjesht një veprim I bërë gabimisht.

Një gjë është e sigurt, Vidal nxitoi ta fshijë shpejt këtë postim, por ishre shumë vonë, pasi zërat e merkatos kishin filluar të shkonin drejt kufijve të cmendurisë.

Sfidanti.al