Vidal besnik I Barcelonës: Jam I lumtur,dua të fitoj Championsin këtu

Arturo Vidal largon zërat e merkatos së transferimeve dhe I premton besnikëri Barcelonës. Mesfushori kilian dha një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Sport’ teksa konfirmoi dëshirën e tij duke mos e fshehur aspak se ëndërron që të fitojë Ligën e Kampioneve me fanelën blaugrana.

‘Jam I lumtur te Barcelona, nuk mendoj të ndërroj skuadër-tha Vidal-është e vërtetë që Championsi është objektivi që kam fiksuar në mendjen time. Ëndërroj finalen e Stambollit dhe jemi gati për ta rritur dhe ky mund të jetë viti ynë. Jam në një klub që ka nevojë për këtë trofe’.

Pas zërave të merkatos dhe pas një fillimi jo shumë të mirë të sezonit, Vidal duket se u zhbllokua në ndeshjen e Championsit ndaj Interit, klubi që e kërkoi më shumë shërbiumin e tij.

‘Nuk e di nëse isha unë ai që e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, por ndihesha mirë dxhe si gjithmonë kërkova të jap maksimumin për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës-vijoi Vidal-më pëlqyen elozhet e shokëve të mi të skyuadrës, më bënë të ndihem krenar, sidomos fjalët e Messit, që është numri  1 dhe kapiteni yne, shpresojmë që të vazhdojmë kështu’.

Përsa I përket fillimit të sezonit, Vidal theksoi: ‘Kur je te skuadra më e mirë në botë, duhet të jesh gjithnjë gati kur të kërkojnë shërbimin. Fillimi I sezonit nuk ishte I lehtë për mua, por bëra gjithcka për të bindur trajnerin që të besojë tek unë. Jam mesfushor me karakteristike të ndryshme nga shokët e mi të repartit, tifozëve iu pëlqen impenjimi im në mbrojtje dhe në sulm, fakti që ndjek gjithmonë kundërshtarët’.

Sfidanti.al