Vetëm Mesi është më i mirë sesa “makineria” polake e golave

Në ndeshjen e fundit, Milani mundi 3-0 Empolin dhe të tre golat të zgjedhurit e Xhenaro Gatuzos i shënuan në pjesën e dytë. Golin e parë e shënoi përforcimi i ri i Milanit, Krishtof Pionteku, duke u bërë kështu sulmuesi i parë që arrin të shënoi në katër ndeshjet e para në Serinë A për Milanin që nga viti 1998, kur këtë gjë e ka bërë futbollisti gjerman, Oliver Birhof.
Goli kundër Empolit ishte goli i tij i 18-të gjatë këtij sezoni në Serinë A, duke luajtur me Xhenovën e Milanin dhe tani ai është baraz me Kristiano Ronaldon e Juventusit.
Veç kësaj, statistikat tregojnë se këtë sezon Pionteku ka një mesatare prej 0,96 gola për ndeshje, duke mbetur fare pak mbrapa Lionel Mesit që ka 0,97 gola për ndeshje.
Sfidanti.al