Vetëm 600 denarë për të parë ndeshjet e Vardarit në Ligën e Evropës

Duket se mosmarrëveshjet mes grupit të tifozëve të Vardarit, “Komitët”, dhe krysisë së këtij klubi shkupian po kapërcehen, ndërkohë që tifozëve besnikë të tij do t’u jepen bileta me çmime favorizuese për të parë ndeshjet që ekipi i tyre i zemrës do të zhvillojë në kuadrin e Ligës së Evropës. “Komitët” i kanë informuar, tanimë, pjesëtarët e tyre se bllokun e biletave ata do të mund ta marrin gjatë kësaj të shtune në tribunën perëndimore të stadiumit “Filipi i 2-të”, ku, atë ditë, Vardari do të luajë me Sileksin, dhe se ky bllok biletash kushton 600 denarë (më pak se 10 euro).

Vardari i Shkupit, në kuadrin e Ligës së Evropës, është në grup me Zenitin e Shën Peterburgut, Rel Sosiedadin dhe Rozenborgun.