Vetëm 11,7 mm, sa është një aspirinë, e lanë Liverpulin pa titull!

Asnjëherë më parë në historinë e futbollit anglez nuk kishte ndodhur që në krye të Premier Ligës të dilnin dy ekipe me kaq shumë pikë, Mançester Siti me 98 pikë dhe Liverpuli me 97 pikë.

Në fakt, Liverpuli nuk arriti që ta fitonte titullin mbas 29 vitesh, ndërkohë që ishte fare pranë tij.

Në fillim të këtij viti, Luverpuli luajti në “Etihad”, ndërkohë që kryesonte Premier Ligën dhe ishte shtatë pikë para Sitit. Po ta kishin fituar atë ndeshje, “të kuqtë” do ta rrisnin epërsinë në 10 pikë, por nuk qe e thënë. Në min. e 18-të të ndeshjes, kur tabela e stadiumit tregonte shifrat 0-0, Sadi Mane gjuajti një top që e kaloi portierin Ederson, por ndërkohë që topi, pasi u përplas në shtyllë, po bëhej gati të kalonte vijën fatale, nderhyri mbrojtësi Stons që e pengoi atë që të hynte për vetëm 11,7 mm, sa është zakonisht gjatësia e një aspirine!

Sfidanti.al