Veroni ”çmendet”, kthehet në fushë në moshën 42 vjeç!

Njëherë e një kohë, një nga mesfushorët më të mirë në botë, argjentinasi Huan Sebastian Veron ka vendosur që të kthehet në fushë në moshën 42 vjeç, që të luajë për Estudiantesin. Kështu, Veroni që është, aktualisht, presidenti i këtij klubi, do të luajë për herë të katërt me të, ndërkohë që, për herë të fundit, doli “në pension” para dy vitesh.

Në marrëveshje me trajnerin Nelson Vivas, ish-bashkëlojtar i Veronit në përfaqësuesen argjentinase, ai vendosi se është në gjendje që ta ndihmojë ekipin e vet në përpjekjet për të fituar Kopën Libertadores. Sikurse bën të ditur, Yahoo Sports, Veroni do të stërvitet, gjatë 50 ditëve, që të arrijë formen e tij optimale. Veroni e ka udhëhequr këtë ekip të La Platës drejt titullit të Kupës Libertadores, në vitin 2009. Ai, gjatë karrierës së tij, ka luajtur me ekipet Boka Juniors, Sampdoria, Parma, Lacio, Mançester Junajtid, Çelsi dhe Inter.