Vazoktemia s’e ndal Ronaldon: Kam në bankë mjaftueshëm spermë për të krijuar një ekip futbolli

Ronaldo Luis Nazario de Lima ose sic njihet ndryshe Fenomeni sot është presidenti i Vajadolidit. Shumë i diskutuar, i dashur, i fortë e unik. Tani është sipërmarrës që pason karrierën e një futbollisti klasi që ka përjetuar gjithcka, madje edhe netët pa gjumë sic ishte ajo përpara finales s Botërorit 2002 për të cilin 42 vjecari tregon në një intervistë për ‘Financial Times’.

‘Nuk kam fjetur asnjë minutë-thotë Ronaldo-kisha frikën se pësoja një atak të ri epilepsie. Kisha frikë se do të ndodhte ajo që ndodhi në Paris. Kur të gjithë shkuan për të fjetur, mora Didën dhe e detyrova të qëndronte me mua zgjuar gjatë gjithë natës’

Por pas kësaj nate pa gjumë, gjithcka shkoi mirë me Fenomenin që ndëshkoi Gjermaninë me 2 golat e tij ndërsa Brazili ngriti trofeun e Kupës së Botës. Por Ronaldo vë gishtin edhe te ofezat që e kanë shoqëruar gjatë kohës. ‘Në këtë moment mbrojmë njerëzit me ngjyrë, personat homoseksualë, por mua askush nuk më mbronte kur më thërrisnin ‘trashaluqi’-vijon intervistën e tij Ronaldo që gjithsesi ka pasur forcën q t’i kalojë gjërat me të qeshur, dhe në këtë prizëm tregon një moment të vecantë nga jeta private.

‘Po, kam bërë vazoktemi-rrefen Fenimeni-por kam vënë në ngrirje kaq shumë spermë sa mund të formoj një skuadër futbolli’.

Imagjinoni cfarë skuadre futbolli do të ishte nëse këta trashëgimtarë hipotetikë të Ronaldos të kishin të paktën 10% të klasit të Fenomenit në fushën e lojës.

sfidanti.al