VAR Room në Serie A; premtohet uniformiteti në gjykime

Duhen edhe pak më shumë se 2 muaj e gjysmë nga 19 janari, ditë kur nis faza e dytë e Serisë A, një moment që shërben edhe për të bërë bilancet e para në lidhje me ecurinë e skuadrave të këtij kampionati. Por këtë radhë nisja e fazës së dytë ka edhe një domëthënie tjetër dhe që ka lidhje me nivelin e arbitrimit në Serinë A.

Presidenti I Shoqatës Italiane të Arbitrave(AIA), Marcelo Niki ka premtuar se do të përurojë VAR Room, një tjetër instrument që do të përdoret për të reduktuatr polemikat pikërisht në të njëjtat ditë

‘Dhoma e VAR në Koverciano do të jetë një pikë kthese për futbollin italian-tha Niki përpara disa ditësh-po punojmë për strukturën, edhe  presidenit I FIGC, Gravina po bashkëpunon me ne. Me sallën VAR do të bëhet akoma më I lehtë shpjegimi I vendimeve. Nëse jemi në Koverciano, në cdo rast do të ketë një episod për t’u shpjeguar. Do ta bëjmë drejtpërdrejt’.

Aktualisht gjatë një njdeshje skuadra VAR është vendosur në ambientet e stadiumit në një sallë të tij. Pra në të gjithë Italinë ka më shumë salla VAR. Me VAR Room, do të ekzistojë vetëm një sallë unike VAR ku të gjiithë specialistët që do të kalojnë në sitë aksionet kontroverse të cdo ndeshje do rë jenë në të njëjtin vend nën vëzhgimin e shefit të arbitrave, Rizzoli

Duke qenë të gjithë bashkë në të njëjtin vend, premtimi është që të bëhet uniformiteti I vendimeve  sepse krahasimi mes episodeve të ngjashme në ndeshje të ndryshme do të bëhet në të njëjtën kohë dhe nën vëzhgimin e Rizzolit që mund të rrisë akoma më shumë përpikmërine e linjës arbitrare të skuadrës së tij.

Sfidanti.al