Van Gali i fiksuar keq: Do vija tërë paratë e mia bast për Liverpulin..!

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit Luis van Gal ka bindjen se Liverpuli do të dalë gjatë këtij sezoni kampion i Premier Ligës. Van Gali që u shkarkua në maj 2016 si trajner i “djajve të kuq”, madje pasi kishte fituar FA Kupën, beson se “të kuqtë” janë shumë të fortë në këtë sezon.
“Nëse do të bindesha që të vija bast paratë e mia se cili ekip do ta fitojë sivjet Premier Ligën, unë pa asnjë dilemë do t’i vija për Liverpulin”, deklaroi Van Gali, duke shtuar:
“Liverpuli ka një potencial shumë të madh. Është fakt se Siti ka futbollistë më të mirë, por në të njëjtën kohë kjo gjë është edhe dobësi për ekipin e Guardiolës. Ata luajnë një futboll sulmues, por në mbrojtje janë tmerr, kurse Liverpuli luan shumë më mirë në mbrojtje”.
Sfidanti.al