Van der Sar hedh dorashkën : Ajaksi mund ta eliminojë Juventusin!

Drejtori ekzekutiv i Ajaksit të Amsterdamit, Edvin van der Sar, komentoi duelin çerekfinal të ardhshëm në Ligën e Kampioneve (LK) mes Ajaksit të tij dhe Juventusit. Në fakt, Ajaksi konsiderohet autsajder në këtë përplasje, por ish-portieri i famshëm holandez që ka luajtur më të dy ekipet, konsideron se amsterdamasit kanë shanse reale që ta eliminojnë Juven:
“Ndeshja jonë kundër Juves do të jetë eksituese, ndërkohë që ne jemi mjaft të kënaqur që kemi arritur deri në çerekfinale. Ne luajtëm në nivel të lartë kundër Realit të Madridit dhe shpresoj që ne ta përsërisim këtë edhe në Amsterdam kundër Juventusit. Ne kemi një ekip të ri, por e kemi kombinuar atë me lojtarë me përvojë si Tadiç dhe Blind. Ne tanimë jemi në Ligën e Kampioneve dhe kemi shanset tona kundër Juventusit, duke qenë se mundëm Realin dhe luajtëm shkëlqyeshëm kundër Bajernit të Mynihut”.
Sfidanti.al