Van De Beku te Reali, por s’ka vend në formacionin e Zidanes

Ka disa kohë që për mesfushorin holandez, Doni Van De Bek, thuhet se do të bashkohet me Realin e Madridit, madje thuhet se bisedimet përkatëse me Ajaksin e Amsterdamit ndodhen në një fazë të avancuar.

Gazeta spanjolle, “Marka”, shkruan se Reali do ta marrë Van De Bekun, pasi tanimë mes të dy klubeve është rënë dakord për këtë transferim me vlerë prej 55 milionë eurosh, por se klubi “mbretëror” ka vendosur që ai të vijë në “Bernabe” mbas gjashtë muajsh ose verën e ardhshme.

Arsyeja është se te Reali nuk janë të sigurt, nëse për këtë mesfushor holandez, në fakt mjaft të mirë, do të ketë vend në ekip, ndërkohë që ai tani ka mesfushorë më shumë sesa duhet, kështu që krerët e klubit madridas vendosën që Van De Beku të vazhdojë të luajë edhe ca kohë tek Ajaksi.

Sfidanti.al