Van Dajk, rekordi ndërpritet; Gabriel Zhezus e driblon pas plot 65 ndeshjesh

Trofeu i parë i sezonit në Angli, shënon edhe fundin e një rekordi për të cilin është folur shumë në muajt e kaluar. Mbrojtësi i Liverpulit, Van Dajl, gjatë sfidës së Community Shield kundër Mancester Sitit, u driblua nga sulmuesi i skuadrës kampione të Anglisë, Gabriel Zhezus me brazilianin që i dha fund serisë fantastike prej 65 ndeshjesh pa u kaluar nga kundërshtarët të holandezit.

Një rekord ky që gjithsesi mbetet në historinë e futbollit për vecantinë e tij dhe për aftësitë e jashtëzakonshme të kapitenit të The Reds që ishte vendimtar për këtë skuadër edhe në fitimin e Ligës së Kampioneve. Gjithsesi në rastin e Superkupës, Van Dajk e Liverpul nuk bënë dot shumë pasi trofeu i shkoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola

sfidanti.al