Valverde për “Topin e artë”: Mesi në vend të 5-të? Absurditet!

Shumëkush e komentoi vendimin e UEFA-s dhe të “Frans Futbolli” për dhënien e “Topit të artë” Luka Modriçit. Dihet tanimë se mbas dhënies së këtij çmimi prestigjioz gjithnjë ka diskutime e polemika: e meritoi, s’e meritoi…
Me rastin e dhënies së këtij trofeu futbollistit kroat, mediumet spanjolle pyetën trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, që bëri komentin e vet:
“Përgëzimet e mia Lukës, por vendi i 5-të për Mesin, ky është ABSURDITET!”
Në fakt, shumëkush u befasua nga rangimi i ulët i Leo Mesit, ndërkohë që Kristiano Ronaldo u radhit në vendin e 2-të.
Sfidanti.al