Valverde : Fitojmë kurorën e trefishtë? Mund të mbesim edhe duarbosh!

Barcelona po luan shkëlqyeshëm në të tre frontet gjatë këtij sezoni që do të thotë se ajo mund të fitojë kurrorën e trefishtë: La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve, por, megjithatë, trajneri i saj, Ernesto Valverde, është mjaft i kujdesshëm, kur është fjala për këtë temë, duke i paralajmëruar lojtarët e tij para ndeshjes kundër Alaveshit:
“Sigurisht që është e rëndësishme që të fitohet titulli i La Ligës dhe do të ishte mirë që ne ta siguronim atë që këtë javë, por duhet të kihet parasysh se do të luajmë kundër një ekipi që po lufton të kualifikohet në Ligën e Evropës dhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi akoma në lojë që të fitojmë tre trofe, por mund të mbesim edhe duarbosh”.
Klubi katalonjas mund të arrijë deri te titulli i kampionit të Spanjës që këtë javë, por duhet të fitojë kundër Alaveshit dhe Levantes.
Sfidanti.al