Valverde bën 11 ndryshime dhe Selta mund 2-0 Barcelonën ” e vdekur”

Barcelona tanimë e ka siguruar titullin kampion të La Ligës dhe, duke pasur parasysh se ajo të martën e ardhshme do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Liverpulitr në “Enfield Roud” të martën e ardshshme, trajneri i katalonjasve, Ernesto Valverde, bëri 11 ndryshime në formacionin që të mërkurën e kaluar mundi 3-0 Liverpulin në “Kamp Nou” në ndeshjen e parë gysmëfinale të LK-së.
Në këto kushte, Selta Vigo e mposhti 2-0 ekipin rezervë të Barcelonës, duke marrë tri pikë të rëndësishme për të në luftën për mbijetesë në La Ligë.
Golin e parë për Seltën e shënoi Gomez në mon. e 67-të, kurse fitoren e vulosi futbollisti më i mirë i këtij ekipi, Aspas, në min. e 68-të me penallti.
Sfidanti.alверде