Valencia, sa frikë për Marselinon; trajneri pëson aksident

Marselino po përjeton vërtetë një periudhë jo shumë të mirë. Trajneri i Valencias që të shtunën ndaj Vijarrealit pa që skuadra e tij të pësojë humbjen e 3 në 4 ndeshjet e fundit u bë protagonist i një aksidenti, teksa ishte duke u kthyer për në Asturia për të kaluar Krishtlindjet me familjen.

Mësohet se gjatë rrugës, makina e Marselinos u përplas me një derr të egër. Trajneriu transportua në spital ku mori mjekimin e duhut duke dalë më pas. Ai që e pësoi më keq në këtë aksident ishte pikërisht babai 81 vjecar i trajnerit të valencias, që ndodhet në gjendje të rëndë

‘Këtë mëngjes, marselino Garsia toral pësoi një aksident rrugor ndrsa ishte duke  u kthyer në Asturia për pushime-theksohet në një komunikatë të Valencia-aksidenti ndodhi në kilometrin e 125 të aksit Logranjo-Bilbao kur një derr i egër kaloi rrugën dhe u përplas me makinën e trajnerit’

Sfidanti.al