UEFA, tjetër mbledhje në 23 prill, FIFA do shtyjë Botërorin e klubeve

Javën e ardhshme UEFA do të zhvillojë një raund tjetër konsultimesh me liderët e futbollit evropian për të disktuar ndërprerjen e kampionateve të shkaktuar nga pandemia coronavirus. Komiteti Ekzekutiv I UEFA me një lidhje video në 23 prill do të diskutojë me 55 sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave. UEFA po u jep prioritetetev kampionateve dhe kupave kombëtare, ndërkohë që një plan emergjence flet për zhvillimin e ndeshjeve deri në korrik e gusht duke vendosur kështu kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe Europa League. Përsa u përket këtyre dy kompeticioneve, opritet që të nisin sapo të jenë zgjidhur enigmat  në kampionatet kontinentale.

Komiteti Ekzekutiv I UEFA muajin e kaluar shtyu me një vit Evropianin e 2020, ndeshje të tjera ku përfshihen edhe kualifikueset e Botërorit 2021, finalet e 2021 të Nations League dhe Euro 2021 të futbollit të femrave në Angli

Ndërkaq edhe FIFA e ka marrë një vendim të saj që ka të bëjë me Botërorin e ri të Klubeve që do të luhej në 2021. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, qeveria e futbollit botëror do të shtyjë këtë kompeticion për në 2022 duke ia lënë datat e këtij viti pikërisht Evropianit të Futbollit. Kështu, gjithnjë sipas AS, turneu I ri I FIFA që do të quhet Super24 do të zhvillohet në qershor të 2022 pikërisht në Kinë.

Sfidanti.al