UEFA dhe protokolli anticovid; janë kryer mbi 40 mijë teste me tamponë

421 ndeshje, 41513 teste antiCovid. UEFA bëri të ditur të dhenat e regjistruara në periudhën pas karantinimit të fundit të sezonit të kaluar dhe të fillimit të atij aktual duke shpjeguar edhe protokollin sanitar të aplikuar për të evituar përhapjen e coronavirusit mes futbollistëve. Në një videodokumentar të titulluar ‘The Bubble’ tregohen të gjitha fazat e parandalimit të aplikuara me sukses deri në fazën Final Eight të Ligës së Kampioneve të zhvilluar në muajin gusht

Kthimi i skuadrave në fushën e lojës u organizua duke mbajtur parasysh edhe ligjet e vendeve të ndryshme, si dhe të dhënat e protokolleve të secilës prej federatave. Përvec futbollistëve dhe stafeve teknike edhe vetë punonjësit e UEFA janë në monitorim të vazhdueshëm, dicka që vetë UEFA e cilësoi sit ë paprecedentë në sportin botëror.

Që nga momenti kur futbolli rinisi aktivitetet e tij, janë zhvilluar rreth 500 ndeshje në nivel continental me objektiv garantimin e zhvillimit korrekt të eventit sportiv. Hapi i radhës ka të bëjë me një rikthim gradual të tifozëve në stadium ashtu sikurse edhe nisi që nga finalja e Superkupës Evropiane. Vetëm përpara disa javësh, UEFA shprehu vullnetin e saj për të rihapur stadiumet dhe të lejojë tifozë në të në masën 30% të kapacitetit të tyre, por në këtë pikë institucioni më i lartë i futbollit evropian duhet të bëjë llogaritë me masat kufizuese te vendeve

Sfidanti.al