UEFA detyrohet të kthejë 575 milionë Euro transmetuesve të Champions dhe Europa League

UEFA duhet të kthejë  një shifër prej 575 milionë  Eurosh ndaj rrjeteve televizive që zotëronin të drejtën e transmetimit të Ligës së Kampioneve dhe Europa League për reduktimin e ndeshjeve të kompeticionit për shkak të pandemisë coronavirus. Lajmi u  konfirmua ditën e martë nga vetë Shoqata Evropiane e Klubeve

Pezullimi i aktiviteteve futbollistike në muajin mars bëri të UEFA të riorganizojë aktivitetet e saj të klubeve për në muajin gusht dhe me formatin ‘Final Eight’, një riorganizim që solli reduktimin e numrit të ndeshjeve për t’u transmetuar dhe që e detyron tani qeverinë e futbollit evropian të kthejë një pjesë të parave të arkëtuara nga kontratat e të drejtave televizime dhe që më pas do të shpërndahen edhe te skuadrat për të cilat do të konsiderohet një oksigjen ekonomik

Sipas marrëveshjes origjinale, UEFA ka përfituar 3 miliardë e 250 milionë Euro në sezonin e fundit nga të cilat 2 miliardë e 550 milionë janë për t’u shpërndarë te skuadrat pjesëmarrëse në të gjitha kompeticionet edhe pse nuk është e qartë nëse shifra e përmendur prej 575 milionë Eurosh do t’u kthehen klubeve apo edhe UEFA do të dalë me humbje në bilancin financiar.

Sfidanti.al