U mbush kupa, Zvicra nuk ka më tolerim kundrejt shqiptarëve

Federata zvicerane e futbollit po konsideron seriozisht mundësinë që të mos thërrasë më në përfaqësuesen e saj futbollistë që e kanë origjinën e tyre nga shtete të tjerë dhe ketë e theksoi sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Aleks Maksher, që, gjithashtu, kritikoi lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës, Gjerdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, se i festuan golat e tyre kundër Serbisë me një gjest politik. Ai kërkoi që politikanët të shqyrtojnë mundësinë e heqjes së shtetësisë së dyfishtë’,
“Për mua, personalisht, gjesti i tyre ishte një provokacion politik, por, sidoqoftë, jo me ndonjë kuptim të keq. Ai, ndoshta, ishte një reagim emocional që ka lidhje me historinë e familjeve të tyre. Sidoqoftë, shtetësia e dyfishtë krijon probleme në shumë fusha, përfshi edhe në sport. Ne kemi shumë lojtarë nga vende të tjera, ndërkohë që parashikoni se, në të ardhmen, ne do të mund të luajmë më ekipe që mund të kenë lojtarë nga Bosnja, Kroacia dhe Shqipëria”, vuri në dukje sekretari i përgjithshëm i federatës zvicerane të futbollit, Aleks Majsher.
Sfidanti.al