U kthye nga Bahamas, Harry Kane hyn në karantinë

Harry Kane është viktima e fundit britanike e politikës së gabuar të  masës së karantinimit ndërkombëtar të vendosur nga qeveria e Boris Johnson dhe pas udhëtimit ne Bahamas ku shkoi për të kaluar pushimet me familjen e tij, sulmuesi humbi fillimin e fazës përgatitore të sezonit të ri me Tottenham.

Arkipelagu që nuk ishte përfshirë në listën e destinacioneve jo të sigurta kur Kane ndërmori udhëtimin,  hyri në listën e vendeve me karantinim të qeverisë britanike në 8 gusht. Harry Kane që e mbylli sezonin në 26 korrik pas përballjes mes Tottenhamit dhe Crystal Palace nuk mundi të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës që nisi përgatitjet parasezonale në fund të javës së kaluar dhe duket se nuk do të mund t’i bashkohet asaj as javën e ardhshme.

Sipas medias britanike, duket se askush në klub nuk janë të mërzitur me futbollistin që cilin e konsiderojnë si një viktimë më shumë të një vendimi që u mor nga një ditë në tjetrën.

Sfidanti.al