Turqi, shpërthejnë polemikat; Arda Turan sulmon verbalisht një gazetar

Në Turqi kanë shpërthyer polemikat dhe protagonist është ylli i skuadrës përfaqësuese të këtij vendi Arda Turan. Ky i fundit ka sulmuar verbalisht dhe ka kërcënuar një gazetar ndërkohë që po udhëtonte me skuadrën turke drejt Triestes pas përfundimit të një sfide miqësore. Sipas medias në turqi, futbollisti disa here provokoi dhe fyeu gazetarin Bilal Mese të së përditshmes ‘Millyet’ që verën e kaluar dyshohet se shkaktoi tensione mes një grupi futbollistësh të komnëtares dhe Federatës Turke të Futbollit. Vetëm Burak Yilmas dhe caner frenuan Arda Turan i cili për pak sa nuk e goditi gazetarin. Vetë turan reagoi nëpërmjet njëpostimi të gjatë në profilin e tin në Instagram. ‘Nuk e di nëse veprova mirë apo jo-lexohet në postimin  e Arda Turan-por të paktën isha i ndershëm’.

sfidanti.al