Tuheli i tregon vendin Mbapes: Shefi jam unë, ti vetëm bindu..”

Trajneri i PSZH-së, Tomas Tuhel, e nxori Kilian Mbapen nga formacioni në ndeshjen kundër Nantës. PSZH-a pa njerin nga futbollistët e vet më të mirë humbi 2-3 dhe ende nuk po e siguron dot titullin e kampionit të Francës. Mbape u nxor jashtë nga formacioni, sepse ai bëri disa komente që shumëkujt nuk i pëlqyen mbas humbjes së thellë 5-1 që PSZH-së ia shkaktoi Lili.
Mbape deklaroi me atë rast se ekipit i mungoi grinta në fushë dhe se bashkëlojtarët e tij dukeshin si amatorë! Po ashtu, ai tha edhe disa fjalë të tjera kritike në adresë të gjyqtarëve të ndeshjes.
Gazetarët e pyetën Tuhelin se përse nuk e kishte përfshirë Mbapen në formacion në ndeshjen kundër Nantës. Tuheli u përgjigj:
“Ky ishte vendim im, sepse shef këtu jam unë. Nuk kam se përse të jap shpjegime. Ai ishte vendimi im dhe atë unë e mora, pasi bisedova me vetë futbollistin”.