Tuhel: Mbape është shumë i motivuar, numëron golat në stërvitje!

Trajneri i PSZH-së, Tomas Tuhel, tha diçka interesante për një nga yjet kryesorë të ekipit të tij, Kilian Mbape. Trajneri gjerman deklaroi se ai u habit, kur një ditë, në një nga stërvitjet, pa në bluzën e Mbapes të shkruar: “1000 gola në stërvitje”!

“A e dini se ai i numëron të gjithë golat që shënon, përfshi edhe ata në stërvitje. Një ditë i thashë atij se përse e bënte këtë gjë dhe ai më tha se çdo gol është i rëndësishëm, madje edhe ata që shënohen në stërvitje. Ai është shumë i motivuar, jep gjithçka nga vetja”, deklaroi trajneri i PSZH-së, Uhel.

Sfidanti.al