Trembet Interi, agjentët e Lautaro Martinez në Barcelonë?

Interi shqetësohet nga lajmi për udhëtimim e agjentëve të Lautaro Martinez në Barcelonë dhe kjo ndodh në një moment kur emri i sulmuesit argjentinas po përmendet shpesh në zërat e merkatos së transferimeve me Barcelonën që nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për blerjen e kartonit të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Corriere Dello Sport’ sipas së cilës fakti që agjentët e Lautaro Martinez nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Interit. Ka shumë mundësi që pas kësaj, agjentët e futbollistit të kthehen në Milano për t’u takuar me Piero Ausilion në ditët e ardhshme edhe pse bisedimet për rinovimin kontratës së Lautaros nuk janë mbyllur ende, gjë për të cilën duket se ka ende kohë duke qenë se merkatoja e transferimeve mbyllet në 6 tetor

Barcelona në ditët e fundit ka shfaqur interesin edhe për Memphis Depay nga Lyon, por nuk ka hequr ende dorë nga Lautaro Martinez edhe ende është gati të bëjë një tentativë të fundit për blerjen e sulmuesit dhe mund të bëjë një tjetër ofertë Interit duke përfshirë një lojtar tjetër në tratativa si Junior Firpo.

Sfidanti.al