Tre Fiori i bën ‘ofertë pune’ Dani Alveshit: Të pret futboll i mirë dhe piadina

‘Kërkoj punë, kujt t’ia dërgoj CV time? Dikush të më lajmërojë nëse ka kohë ta lexojë-ishte postimi me tone humori i Dani Alvesh në rrjetin social Instagram, por që gjeti përgjigje të menjëhershme. Ishte pikërisht klubi nga San Marino, Tre Fiori që i bëri një ofertë pune, po nëpërmjet Instagramit

‘Hej Dani! E pamë CV tënde, aspak keq-lexohet në postimin e Tre Fiori-jemi skuadra me më shumë tituj në Republikën e San Marinos. Bashkohesh me ne për të fituar trofe të tjerë? Do të jemi të kënaqur që të mirëpresim në San Marino. Futbolli i bukur dhe piadina e shijshme të presin’.

Postimi mbyllet me një pyetje autorionike: ‘Dani Alves kërkon skuadër dhe ky është propozimi ynë. Cfarë thoni? Ai do të bindet nga arritjet tona apo piadina?’.

Tani jemi në pritje të përgjigjes së Dani Alvesh që jemi të sigurt që do të vijë nëpërmjet rrjeteve sociale gjithnjë sipas mënyrës së futbollistit.

sfidanti.al