Trajneri I Sociedad cudit: Nuk e dua Messin në ekip, s’do përshtatej me vlerat tona

Të gjithë e duan Lionel Messin; ka qenë ky refreni I shfaqur në futbollin botëror në 15 vitet e fundit që nga momenti kur Barcelona, Evropa dhe e gjithë bota nisi të shijojë talentin e tij. Në karrierën e tij, argjentinasi ka fituar 4 Liga kampionesh dhe Ligën në 10 raste, e sidomos ai ka rishtkruar statistikat e klunbit me golat dhe asistet e tij.

Por në këtë sezon, Messi, për shkak edhe të dëmtimeve ka shënuar vetëm 1 gol në 5 ndeshjes. Kur të kthehet në formë Messi, a do të kenë rivalët telashe? Mundësitë janë të mëdha, por për disa persona është më mirë kështu, me argjentinasin si kundërshtar.

Është ky rasti I trajnerit të Real Sociedad, Imanol Alguacil që shkon kundër rrymës dhe deklaron se preferon që të mos e ketë Messin në skuadër. Ai e ka nisur karrierën si trajner me Real Sociedad me ekipet zinxhirë në 2011 dhe brenda 7 viteve ai arriti të bëhet trajner I parë dhe kjo do të thotë se ai I njeh më mirë dinamikat e klubit. Por pavarësisht kësaj, deklarata e tij në lidhje me Messin I ka habitur jo pak ata që janë në botën e futbollit.

‘Messi është një lojtar I jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme-tha Alguacil-por ai nuk do të përshtatej me vlerat e Real Sociedad. Lojtarët e mëdhenj si ai nuk e dinë se cfarë përulësia e sidomos normaliteti. Do të më dhimbte koka po të stërvisja Messin edhe pse me të mund të fitonim më shumë ndeshje’. Dhe ndoshta edhe ndonjë trofe…. Alguacil e lëshoi sfidën, a do të përgjigjet në fushë, Messi?

Sfidanti.al