Trajneri i PSZH-së qahet kundër fatit : Nuk kam lojtarë!?

Trajneri gjerman i PSZH-së, Tomas Tuhel, ka probleme sa i përket formacionit të parë jo vetëm në ndeshjen me Tuluzën, por edhe në ato të ardhshme. Në fakt, në ndeshjen me Tuluzën, ai nuk do të mund të mbështetet te disa lojtarë standard.
“Unë kam shumë lojtarë të dëmtuar, Draksler, Di Maria, Kavani, Nejmar, Menie dhe Alvesh, kështu që tani për tani unë kam vetëm 14 lojtarë dhe dy portierë. Në këto kushte, unë e kam të vështirë situatën”, vuri në dukje Tuheli.
Sidoqoftë, PSZH-ja në kampionatin francez të Ligës së 1-të ndodhet në një pozitë pratikisht të paarritshme për ekipet e tjerë, duke qenë se Lili i vendit të dytë ndodhet 20 pikë larg!
Sfidanti.al