Trajneri i Frankfurtit: Suksesi më i madh, i bëmë të flasin për neve

Trajneri i Aintrahtit të Frankfurtit, Adi Huter, deklaroi se ai e kishte ëndërr që ta çonte ekipin e tij deri në finale të Ligës së Evropës (LE) dhe se ai është mjaft i kënaqur që ëndrra e tij gati u bë realitet.

Ekipi gjerman arriti deri te rezultati 1-1 në “Stemford Brixh” dhe, duke qenë se edhe ndeshja e parë në Frankfurt kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, u luajtën edhe dy shtesat që nuk e ndryshuan rezultatin dhe kështu puna shkoi deri te ruleta e penalltive që nxori fitues Çelsitn që në finalen e LE-së në Baku, më 29 maj, përballë do të ketë Arsenalin.

“Në radhë të parë, unë dua të përgëzoj Çelsin që doli në finale të Ligës së Evropës. Sigurisht që ne jemi të zhgënjyer se ëndrra jonë nuk u bë dot realitet. Por, ne të gjithë jemi krenarë për ekipin që kemi, për atë që treguam në ‘Stemford Brixh’. Ne i detyruam të gjithë njerëzit që të flisnin për neve”, deklaroi trajneri i Aintrahtit që, tani për tani, ndodhet në vendin e 4-t në Bundesligë dhe nëse do ta ruajë këtë vend, ai do të luajë në fazën e grupeve në Ligën e arshshme të Kampioneve.

Sfidanti.al