Tottenham, shpërthen ‘cështja Mourinho’; nuk grumbulloi Rose për dëmtim…

Te Tottenhami ka shpërthyer cështja Mourinho. Ai që e zbuloi këtë ishte tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas të cilit, Danny Rose i kërkoi shpjegime trajnerit portugez për mosgrumbullimin e tij me skuadrën për ndeshjen me Ëatford. Mourinho e kishte justifikuar mungesën e tij në fushën e lojës me dëmtimin në shpinë të Rose duke shtuar se ai nuk ishte në formën e tij më të mirë. Dicka që nuk u pranua nga futbollisti anglez i cili pas përballjes me Ëatfordin i kërkoi shpjegime trajnerit të tij.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, debati mes tyre ishte shumë i ndezur, gjë që nuk u pëlqye aspak nga  futbollistët e tjetër të Tottenhamit. E gjithë kjo ndodhi ditën e diel, ndërsa të hënën, Mourinho vendosi që të qetësojë situatën për të ruajtur ambientin pozitiv që rrethoi skuadrën e Hotspurs që nga momenti i ardhjes së tij në pankinë. Për këtë arsye, portugezi e ndau Rose nga pjesa tjetër e skuadrs në seancën e radhës stërvitore me futbollistin anglez që bëri një stërvitje individuale

sfidanti.al