Tottenham, gjobit futbollistët për festën e Krishtlindjes

Tottenham gjobiti Reguilon, Lo Celson dhe Lamelën për thyerje të normave të vendosur nga qeveria britanike për ditën e Krishtlindjes me futbollistët që u fotografuan së bashku duke darkuar  me një grup të madh personash ku ishte edhe futbollisti argjentinas i West Ham, Manuel Lanzini

Në një komunikatë për shtyp, klubi londinez shprehu zhgënjimin e tij dhe dënoi imazhin e dhënë nga futbollistët, dicka që e shprehu edhe vetë trajneri Jose Mourinho. Sipas asaj që publikohet nga ‘The Athletic’, Tottenhami I gjobiti më pas futbollistët që ashtu sikurse edhe të gjithë qytetarët londinezë e kishin të ndaluar të shkonin në banesat e personave të tjerë

Sfidanti.al