Toti, mirënjohje tifozëve të Romës: Një nder që ju bëra të ndiheni krenarë për këto ngjyra

Roma priti në Olimpiko Realin e Madridit për ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve. Kjo përballje nisi me një ceremoni në nder të simbolit të verdhekuqve, Francesko Toti që hyri më Hall of Fame të klubit roman, një ceremoni kjo sigurisht e ka prekur jashtë mase kapitenin legjendar të Romës që do të mbetet në memorien e të gjithë tifozëve të kësaj skuadre.

Pasi kaloi emocionet, një ditë më pas Francesko Toti iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj tifozëve të Romës që i kanë qëndruar gjithnjë besnikë.

‘Ishte një nder për mua që t’ju bëja të ndiheni krenarë për këto ngjyra. nuk do të rresht kurrë së ju falenderuari-shkruante toti në postimin e tij.

Fjalët ishin të pakta, por videoja e publikuar kishte shumë domëthënie; ishte video e tij me gjestet e tij teknike më spektakolae dhe ditët më të bukura që ai përjetoi gjatë karrierës së tij me të gjatë me Romën.

sfidanti.al