Totenhemi nuk fiton dot Premier Ligën, por në Botëror..dominon!

Ndoshta, mund të duket e habitshme, por është e vërtetë se, në prag të ndeshjes gjysmëfinale, më shumë lojtarë në këtë fazë kishte ekipi i Premier Ligës angleze, Totenhem me trajnerin e njohur Poketino.
Totenhemi ka ende 9 lojtarë që luajnë në Botëror, ndërkohë që mbas tij vijnë Mançester Siti dhe Mançester Junajtidi me nga 7, Çelsi me 6, Liverpuli dhe Barcelona me nga 4 dhe po aq PSZH-ja dhe Monako.
Sfidanti.al