Tosunit i del goli prej hundesh,  i sulmojnë familjen në tribunë!

Kapiteni i përfaqësueses turke, Çenk Tosun, u tërbua, kur pa se njerëz të afërm të tij u sulmuan në tribunë dhe ai i kërcënoi agresorët se do t’ua këpuste kokat! Ky incident i pazakontë ndodhi në ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Tunizisë (2-2). Ekipi turk kaloi në avantazh në min. e 54-të me penallti të realizuar nga Tosuni dhe menjëherë disa tifozë kundërshtarë sulmuan pjesëtrarët e familjes së tij që ndodheshin në tribunë. Drejt babait dhe xhaxhait të Tosunit u hodh një lëndë ndezëze, por, për fat, askush nuk e lëndua. Por, megjthatë, Tosuni u  nxeh aq keq,  saqë  u vërsul që të hipte në tribunë dhe të lante hesapet me tifozët tunizianë.

Mirë që e mbajti policia, por, megjithatë, Tosuni arriti që t’u dërgonte me gjeste hiliganëve tunizianë mesazhin se ai do t’u priste atyre fytin, po t’i kapte. Për gjestin e tij, gjyqtari i ndeshjes e nxori jashtë kapitenin e kombëtares turke me karton të kuq, i pari në karrierën e tij. Edhe vetë ndeshja, megjithëse ishte miqësore, nuk qe aspak e tillë, pasi gjatë saj pati konfrontime dhe zënka edhe midis lojtarëve turq dhe tunizianë.

Sfidanti.al