Topi i Artë Dream Team; zbulohen sulmuesit kandidatë për formacionin

France Football publikoi emrat e sulmuesve të nominuar për Topin e Artë  Dream Team për të plotësuar kuadrin e nominimeve për formacionin më të mirë të të gjitha kohërave teksa javë më parë publikoi kandidaturat për portierin, mbrojtësat dhe mesfushorët  më të mirë. Revista prestigjioze këtë vit nuk do të japë Topin e Artë, kështu që vendosi që nëpërmjet votimeve të përcaktojë skuadrën më të mirë të të gjitha kohërave

Për repartin e sulmit është bërë diferencimi në sulmues të djathtë, të majtë dhe qendërsulmues. Në kategorinë e sulmuesve të djathtë spikat kandidatura e Lionel Messit që duket se është pretendenti kryesor e bashkë me të janë edhe Beckham, George Best, Eto’o, Figo, Garrincha, Jairzinho, Keegan, Matthës dhe Robben

Përsa u përket qendërmbrojtëse, nuk ka asnjë favorit të qartë  dhe të gjithë kandidatët kanë shansë për të  fituar dhe bëhet fjalë për Bergkamp, Cruyff, Dalglish, Eusebio, Kocsis, Müller, Romario, Ronaldo, Van Basten dhe Weah, me Cruyff, Eusebion e Ronaldon që ndoshta kanë një avantazh të lehtë .

Ndërsa në krahun e majtë të sulmit, pretendenti është Cristiano Ronaldo që është në garë me emra të tillë si Blokhin, Dzajic, Giggs, Henry, Rivaldo, Rivelino, Rivaldo, Rummenigge  dhe Stoichkov.

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave të France Football do të publikohet në 17 dhjetor pasi 170 gazetarët sportivë nga e gjithë bota të bëjnë votimet e tyre.

Sfidanti.al