Tomas Ronkero: Barcelona do të eliminohet nga Junajtidi

Barcelona e “shkeli” 4-1 Betisin në ndeshjen e fundit të La Ligës në Andaluzi, në të cilën me të vërtetë shkëlqeu Lionel Mesi me tregolshin e tij të ri, duke konfirmuar kështu edhe një herë tjetër se ai ndodhet në një formë fantastike.
Megjithatë, jo të gjithë janë të entuziazmuar nga performancat e Mesit dhe midis tyre bën pjesë edhe tifozi i madh i Realit të Madridit dhe Kristiano Ronaldos, gazetari dhe analisti i futbollit, Tomas Ronkero, që është mjaft i njohur në Spanjë dhe në shpesh raste ngjall reagime të mëdha me deklaratat e tij kontradiktore.
Kështu, në një prononcim të djeshëm në “El Çiringito” ai kritikoi Mesin, duke theksuar se Barcelona do të eliminohet nga Junajtidi. Sipas Ronkeros, Mesi do të dështojë në ndeshjen me “djajtë e kuq” dhe “do ta lejë në baltë” ekipin e vet.
Sfidanti.al