Tjetër vlerësim për Messin; për golin më të bukur në historinë e Barcelonës

Lionel Messi gdhend gjithnjë e më fort emrin e tij në historinë e Barcelonës. Sulmuesi argjentias ka marrë një tjetër vlerësim; atë të golit më të bukur të klubit katalanas në historinë e tij. Gjithcka është përcaktuar nga votimi i tifozëve të cilët kanë përzgjedhur si golin që Messi shënoi ndaj Getafes në sezonin 2006/2007 si golin më të bukur të Barcelonës në histori me 45% të votave, një gol ky që është i ngjashëm me atë të Maradonës në Botërorin e 1986 ndaj Anglisë.

‘U jam shumë mirënjohës tifozëve që zgjodhën golin tim si më të bukurin e Barcelonës dhe që më lejuan të bëj pjesë në historinë e këtij klubi u shpreh Messi.

Në fakt Lionel Messi ka pushtuar të gjithë podiumin për golat më të bukur në historinë e Barcelonës. Në vendin e dytë me 28% të votave është ai i shënuar ndaj Atletik Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa në vendin e tretë me 16% të votave është goli i shënuar nga Messi në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampioneve. Pas tij në vendin e katërt është ai Serxhi Robertos në fitoren 6-1 të Barcelonës ndaj Paris Sën Zhermenit 2 sezone më parë që solli edhe përmbysjen më të madhe në rezultat në Ligën e kampioneve.

sfidanti.al